Peja fiton me përmbysje ndaj kampionit
BKT
Sport

Peja fiton me përmbysje ndaj kampionit

Uran Krasniqi/RTKLive

Peja ka triumfuar me rikthim ndaj kampionit, Golden Eagle Ylli. Ndeshja ka mbaruar me rezultat 73:57 (11:21, 13:9, 25:19, 24:8).

Bradly Waldow u dallua me 15 pikë dhe 13 kërcime te Peja, kurse Henrik Sirko me 16 pikë e tetë kërcime u dallua te Ylli.

Ylli ka udhëhequr në shumë fraksione të ndeshjes, por pejanët janë rikthyer, gjë e cila ka ndodhur edhe nga fundi i ndeshjes. 

Ndeshja përkiste në xhiron e tretë të Superligës.