Takimi Konjufca-Wilfing, u shpreh gatishmëria për thellim të bashkëpunimit
BKT
Lajme

Takimi Konjufca-Wilfing, u shpreh gatishmëria për thellim të bashkëpunimit

M.Miftari/RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion austriak të kryesuar nga Karl Wilfing, kryetar i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller.​

(E plotësuar)Konjufca takohet me Karl Wilfing, kryetar i Landit të Austrisë së Ulët

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pritur në takim kryetarin e Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing.

Sikundër bëhet e ditur, mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje, ndërkohë që nuk është paralajmëruar për ndonjë konferencë për medie.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme