Deklarimi i Hysamedin Ferajt për Ramush Haradinajn, shkakton debat
BKT
Foto: Hysamedin Feraj/Facebook
Lajme

Deklarimi i Hysamedin Ferajt për Ramush Haradinajn, shkakton debat

J.Musliu/RTKlive

Vorbull reagimesh e në pjesën dërmuese, sharje por edhe përkrahje ndaj tij, ka nxitur një deklarim i Hysamedin Ferajt, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltar i Kryeministrit Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Feraj që është profesor dhe filozof, ka deklaruar se: “Opozita në Kosovë vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan, kundër  prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!”.

Por reagime më të mëdha, ka nxitur fjalia e tij e dytë e cila ngreh pikëpyetje se përse janë vrarë vëllëzërit e Ramush Haradinajt e jo vetë Harradinaj (Ramushi v.j).

Kjo deklaratë e tij ka irrituar jo pak komentuesit në llogarinë e tij në Fecebook.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës, por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën Serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, shkroi ndër të tjer Ferzaj, duke folur në kontekst të grevës në arsim që vazhdon në Kosovë.

“ SBASHK-u vazhdon të na "afrojë" me SHBA-në duke e afruar emrin "sindikatë" me kuptimin që ka në Amerikë!”.

Sipas Ferajt, tani për tani: “lëvizja "sindikaliste" në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtuquajtura "e djathtë" e Kosovës!”.

Një prej tyre që ka reaguar është edhe ish deputeti Daut Haradinaj, një nga vëllezërit e Ramush Haradinaj, i cili ka publikuar edhe një fotografi i shoqëruar nga ish-komandanti i Batalionit Gardist të Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj e ku në prapavijë shihen të gdhendura figurat e vëllezërve të tij të vrarë, Shkëlzeni, Luani e Enveri.

“Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Ramush Haradinaj në shumë deklarata kishte sqaruar edhe rrethanat e vrasjes së vëllezërve të tij gjatë periudhës së luftës.

Duhet të kujtojmë se z. Feraj është këshilltar i Kryeministrit Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.


MË SHUME NGA Lajme