Marrëveshja Moskë-Beograd, Hoxhaj i ashpër me BE-në
BKT
Lajme

Marrëveshja Moskë-Beograd, Hoxhaj i ashpër me BE-në

Fadil Sertolli/ RTKlive

Ditë më parë Moska dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje për t’u konsultuar për politikën e jashtme, marrëveshje e cila nxiti reagime të shumta, për faktin se shtete po e dënojnë invazionin rus në Ukrainë, ndërkaq Serbia është rreshtuar në krah të Rusisë.

Lidhur me këtë ish-ministri Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian, duke thënë se toleranca e BE-së ndaj Serbisë ka koston e saj.

“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën, duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar!", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme