19:48 / 26.09.2022
De Gea te gjiganti italian?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Portieri spanjoll David de Gea duket se po luan sezonin e fundit te Manchester United.
‘Gardiani’ i ‘Djajve të Kuq’ sipas mediave italiane, kërkohet nga gjiganti italian, Juventus.
Wojciech Szczęsny me gjasë në fund të këtij edicioni, do të largohet nga Torino.
Krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ mësohet se tashmë janë duke e monitoruar situatën e De Geas.
“Juventusi mund të kërkojë të nënshkruajë me David de Gea në verë për të zëvendësuar Wojciech Szczęsny”, shkruajnë mediat italiane.
Torinezët besojnë se portieri spanjoll do të ishte përforcim i rëndësishëm për skuadrën e tyre.























