Paqe në sfidën drithëruese në ‘Wembley’, Italia mund Hungarinë
BKT
Sport

Paqe në sfidën drithëruese në ‘Wembley’, Italia mund Hungarinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Nuk ka fitues në sfidën drithëruese në  ‘Wembley’ të Londrës.

Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras 3-3, sonte në sfidën e fundit në Ligën A të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Dueli mes ‘Tre Luanëve’ dhe gjermanëve, ka prodhuar një ndeshje dramatike, me raste të shumta dhe gjashtë gola të shënuara.

Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve të mëdha është mbyllur pa gola, derisa fraksioni i dytë ka prodhuar gjashtë gola.

Fillimisht Kombëtarja e Gjermanisë përmes Gundogan (52’) dhe Havertz (67’), krijoj epërsinë e dyfishtë prej 0-2.

Megjithatë, skuadra angleze nuk u dorëzua dhe më anë të Shaë (72’) dhe Munt (75’), barazuan shifrat në 2-2, madje, skuadra angleze përmes Kane (83’), përmbysi Gjermaninë në 3-2, por krejt në fund skuadra mike me golin e dytë të Havertz (87’), barazoi rezultatin në 3-3, duke shkëputur një pikë nga ky udhëtim.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia e ka mposhtur në udhëtim Hungarinë, me rezultat 0-2.

Djemtë e Roberto Mancinit pas fitores kundër Anglisë, tri ditë më parë, edhe sonte kanë treguar performancë të lartë, duke marrë pikët e plota në transfertë tek Hungaria.

Raspadori (27’) dhe Dimarco (52’), realizuan nga një gol për fitoren e Italisë.

Italia ‘blindon’ pozitën e parë me 11 pikë, duke siguruar kalimin në rundin tjetër të Ligës së Kombeve, një më shumë së Hungaria në vendin e dytë, derisa Gjermania renditet e treta shtatë pikë, kurse, Anglia e fundit me vetëm 3 pikë të tubuara.