Mehaj: Kosova jo vetëm konsumuese, por edhe ofruese e sigurisë
Donika Sherifi/RTK
Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja , ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i falënderoi partneret ndërkombëtarë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm duke kontribuuar në forcimin e FSK-së.
“Siç e dini Kosova është një vend i vogël, por me zëmër e vlera të mëdha. Do ta citoj nga Nëna Tereza. "Askush nuk mund të bëjë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla, me përkushtim të madh". Prandaj ne të udhëhequr nga qasja për të qenë paqësor dhe sigurt për secilin nga ne. Në këtë rast falënderoj veçanërisht SHBA dhe aleatët. Faleminderit për forcimin e FSK-së duke mbështetur edhe planin e tranzicionit. Ne kemi aprovuar pakon legjislative me harmonizimin e këtyre kërkesave në procesin drejt NATO-s. Në vitin 2021 FSK-ja ka marr pjesë në misionin e parë paqësor që do të thotë s ene nuk do të jemi vetëm konsumues, të sigurisë, por edhe ofrues të sigurisë”, tha ai para të pranishmëve në këtë konferencë vjetore.
“Këto rrethana të reja gjeopolitike me të cilat po ballafaqohemi, agresioni rus ndaj Ukrainës ne jemi vigjilent për të bashkëpunuar me aleatët tonë dhe për të punuar për t’u integruar në NATO. Nacionalizmi qe ka shtuar rrezikun për situatën e sigurisë e duhet të artikulohet për t’u ballafaquar me dinjitet për demokracinë ndërkombëtare. Në ketë forum do të ritheksoja përkushtimin e Republikës së Kosovës për tu koordinuar me sfida mbarëkombëtare për paqe e siguri për mbështetjen e vazhdueshme dhënë ndaj FSK-së gjithashtu të avancojmë praktikat në vendin tonë. Po ashtu falënderim për dhurimin e pajisjeve për FSK-në , ushtrimet, etj. Faleminderit edhe njëherë për pjesëmarrje ne këtë konference shumë të rëndësishme për ne Jemi shumë të bekuar qe kemi miq e partnerë duke çmuar bashkëpunimin me ta” tha Mehaj.

Ndërkohë shefi i shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John B. Bozicevic foli në emër të komandantit të KFOR-it në këtë ceremoni tradionionale të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në emër të komandantit iu falënderoj për ftesën. Nën mandatin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara kemi qëllimin kryesor, sigurinë dhe të gjithë njerëzve në Kosovë. Faleminderit për punën që keni bërë me vite, sidomos ne fushën e deminimit e sidomos katastrofave natyrale. KFOR ka bërë ushtrime në aviacion ka ndihmuar personelin mjekësor kështu që në te ardhmen sigurisht do të gjejmë forma të tjera të bashkëpunimit. Ne e çmojmë mundësinë për të qenë këtu”, tha ai.
Kurse drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe tha se takimi po mbahet pikërisht në kohën kur po shohin prioritetet për vitin që vjen.
“ Ju falënderoj për ftesën e mundësinë për t’iu adresuar këtyre mysafirëve. Ky takim është me kohë pasi ne po gjejmë prioritetet për vitin e ardhshëm, për vitet 2023-2025 prandaj kjo është mundësi e mirë për të nënvizuar disa nga prioritetet e NALT-it me qëllim të forcimit të FSK-së në bazë të principeve fundamentale dhe ne po punojmë në baza ditore me ju për të arritur këto qëllime. Jemi të angazhuar në këshillimin e FSK-së, në lidershipin e personelit, trajnimin dhe pajisjet si dhe qëndrueshmërinë në qëllim të arritjes së përmbushjes së synimit tonë”, tha ai.
Hoppe shtoi se kanë marrëdhënie shumë të mira me FSK_në me Ministrinë e Mbrojtjes.
“Ky progres i dedikohet punës së kolegëve në FSK, ne duhet gjithmonë të jemi vetëkritikë dhe e dimë që ka një rruge te gjatë përpara për t’ia arritur qëllimit dhe e dimë që kemi shumë sfida përpara”, tha ai.
























