Pajaziti Qerimi: Pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë shumë e ulët
Fatos Cervadiku - RTK
Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës – AWESK me përkrahjen e zyrës së Presidentes dhe partnerëve ndërkombëtar ka organizuar Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”.
Organizatorët e kësaj konference thanë se ky organizim synon që të paraqesë këndvështrimet e vendimmarrësve dhe akademisë nga vendi dhe rajoni si dhe organizatave ndërkombëtare për të identifikuar dhe adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në sektorin e energjisë dhe mundësive që mund të ofrohen nga palët e interesit për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve/rejave në sektor.
Arijeta Pajazit - Qerimi, Drejtoreshë ekzekutive, AWESK, e pa si të nevojshme që kjo konferencë që po mbahet sot të jetë e përvitshme.
“Në Kosovë, ngjashëm më shtetet e tjera, pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë është shumë e ulët. Globalisht ky është problem që ka filluar të trajtohet përmes programeve të ndryshme ndërkombëtare dhe duke iu falënderuar atyre këto çështje janë duke u ngritur edhe përbrenda institucioneve ku gratë kanë vetëm traditë të ushtrimit të profesionit të tyre”, tha Pajaziti - Qerimi.























