Abdixhiku: Fëmijët tash e një muaj janë pa mësim, Kryeministri në Japoni
Lajme

Abdixhiku: Fëmijët tash e një muaj janë pa mësim, Kryeministri në Japoni

V.Thaçi/RTKlive

Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj situatës aktuale në arsim, duke thënë se mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim - rrinë në shtëpi, kurse ka kritikuar Kryeministrin Kurti si i papërgjegjshëm për të qeverisur.

“Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara - në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme