Tërnava: Ndaleni grevën, nuk është koha për përplasje e barrikadime
Foto: RTKlive
Lajme

Tërnava: Ndaleni grevën, nuk është koha për përplasje e barrikadime

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë urgjente nga Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë thirrje që të ndërpritet greva dhe nxënësit të kthehen në bankat e shkollës.

“Kam përcjellë me vëmendje grevën. Që në fillim më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e mësimdhënësve. Ne mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme sepse janë mësuesit dhe edukuesit të fëmijëve tanë. Thërras SBASHK-un që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës, aty ku e kanë vendin”, tha Tërnava.

Tutje kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës i ka bërë thirrje edhe Sindikatës së Shërbyesve Civil që t’i kthehen punës e të jenë në funksion të qytetarëve ndërsa institucioneve shtetërore që ta qojnë përpara Ligjin e Pagave.

“Apeloj tek të dy udhëheqësit e Sindikatave që në këto momente të tregohen të arsyeshëm dhe i kërkojmë Qeverisë e Kuvendit që sa më parë të miratojnë Ligjin  Pagave”, tha ai.

Tërnava tha se nuk është koha për përplasje e barrikadime, por për mbështetje për njëri tjetrin.

“Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollës e Shërbyesit Civil në krye të detyrës e të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë në dialog social”, tha Tërnava në konferencën urgjente për media.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme