Balje shkon në LDK, bisedon për thellim të bashkëpunimit
Foto: LDK
Lajme

Balje shkon në LDK, bisedon për thellim të bashkëpunimit

Fadil Sertolli/ RTKlive

Kryetarja e SDU-së, Duda Balje, këtë të martë është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në zyrat e kësaj partie.

Përmes një komunikate për media, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend dhe për thellim të bashkëpunimit ndërpartiak.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje. Kryetari Abdixhiku me znj. Balje diskutoi për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Abdixhiku ka vlerësuar lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, duke shtuar se “duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”. 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme