Kryeministri Kurti, në funeralin shtetëror në nderim të Shinzo Abe
Foto: bloomberg.com
Lajme

Kryeministri Kurti, në funeralin shtetëror në nderim të Shinzo Abe

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

“Së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së mikut të vendit tonë, ish-kryeministrit Shinzo Abe”, ka bërë të ditur Qeveria.

Në një takim të shkurtër, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida dhe bashkëshortes së ish-kryeministrit Abe, znj. Akie Abe.

Në funeralin shtetëror kanë marrë pjesë mijëra personalitete nga Japonia dhe gjithë globi, përfshirë përfaqësues të Lartmadhërisë së tij Perandorit Naruhito, anëtarë të Qeverisë dhe Parlamentit japonez, si dhe krerë shtetesh dhe përfaqësues të shumë vendeve të botës.


MË SHUME NGA Lajme