16:09 / 27.09.2022
Ministria e Ekonomisë: thirrje vetëdijësuese për qytetarët
RTKlive
Ministria e Ekonomisë u bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë për aq sa është e mundshme.
“Sot ëshë ditë e vështire sa i përket prodhimit të energjisë elektrike.
Përderisa vendi është duke u përballur me pasojat e krizës botërore energjetike, konsumi vendor i energjisë është më i lartë se prodhimi.
Tejkalimi sa më i lehtë i krizës botërore energjetike është në dorën e secilit prej nesh.
Prandaj, ju lusim të kurseni energjinë për aq sa është e mundshme.”























