Jay Threatt, një tjetër amerikan që përforcon Yllin
Sport

Jay Threatt, një tjetër amerikan që përforcon Yllin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Jay Threatt është një tjetër amerikan që i është bashkuar skuadrës nga Suhareka, Yllit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me amerikanin Jay Threatt.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin Jay Threatt i cili ka përvojë të madhe në liga më të larta si Francë, Lituani, Greqi, Poloni ku së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit Wilki Morskie Szczecin”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Threatt së fundmi ishte pjesë e ekipit polak Wilki Morskie, ndërsa më parë karrierë ka bërë edhe në disa vende të tjera evropiane.


MË SHUME NGA Sport