Kosova vizitohet nga turistë të huaj |Video
Lajme

Kosova vizitohet nga turistë të huaj |Video

Elmine Osmani /RTK

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, Parku Arkeologjik i Ulpianës dhe fshati Kukaj i Prishtinës janë mbushur me vizitorë. Aty janë njohur me lashtësinë e këtyre monumenteve kulturore. Vizitorët janë shprehur të kënaqur me bukuritë e Kosovës.

Delisa Dizdari ka ardhur nga Durrësi për t’i parë bukuritë dhe kulturën e Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, Dizdarit i janë bashkuar edhe shumë turistë të huaj. Ata vizituan Parkun Arkeologjik - Ulpiana e më pas vazhduan drejt fshatit Kukaj.

''Në këtë tur jemi kënaqur kemi parë vende që nuk i kishim vizituar përpara, jo vetëm ne por edhe turistët që kemi sjellë të huaj plus edhe ato shqiptarë. Shpresoj të kemi sa më shumë bashkëpunime me juve për te vizituar për te pare këto vende të bukura të vendit tuaj'', tha Delisa Dizdari, turiste.

''Ja kaluam shumë mirë, po njihemi me traditat dhe zakonet akoma më perfeksion të Kosovës'', tha Gert Bardhi, turist.

Në Parkun Arkeologjik të Ulpianës qëndruan edhe zyrtarë shtetërorë dhe diplomatë të huaj.

"Kemi shumë aktivitete tash në planin e strategjisë për turizmin ku ndër to përfshihen edhe planet për arkeologjinë, planet për kulturë dhe për turizmin malor dhe planet për zhvillimin e artizanateve', tha Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë '.

“Është me të vërtetë shumë interesante këtu, gjurmët dhe gjithçka që ka mbetur nga Perandoria Romake dhe besoj se kjo është një mundësi që Kosova duhet ta shfrytëzojë për të zhvilluar  turizmin e saj”, tha Áron Kerékgyártó, nga Ambasada Hungareze.

“Kemi organizuar një tour ne e quajmë një turizëm info tour ku tour operatorët nga vendet mike nga Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia kanë qenë në Kosovë dhe kemi bërë promovimin e turizmit”, tha Baki Hoti- Kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës.

Dita Botërore e Turizmit ka për qëllim t’i njoftojë njerëzit me vlerat kulturore të një shteti.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme