Donat Rrudhani tregon kujt ia dedikon golin
Sport

Donat Rrudhani tregon kujt ia dedikon golin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, dhe duke e siguruar vendin e dytë në Ligën C.

‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Donat Rodhani shënoi njëri nga golat e fitores për Kombëtaren tonë. Ai pas ndeshja tha është i lumtur me golin dhe për fitoren e Kosovës.

“Treguam se mund të fitojmë. Ndaj Irlandës së Veriut bëmë paraqitje të mirë, por pësuam. Sot fituam me meritë”, tha Rrudhani.

“Mendoja se ndeshja e parë ndaj Irlandës së Veriut do të ishte nata më e bukur për mua, por kjo e sotmja ishte edhe më e bukur. Golin ia dedikova familjes”, theksoi ai. 


MË SHUME NGA Sport