Giresse: Luajtëm mirë, gjithçka shkoi sipas planit
Sport

Giresse: Luajtëm mirë, gjithçka shkoi sipas planit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, dhe duke e siguruar vendin e dytë në Ligën C.

‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Alain Giresse përzgjedhësi i Kombëtares sonë, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës sonë në duel me qipriotët.

Sipas tekniku francez, gjithçka shkoi sipas planit.

“Ishim të përgatitur mjaft mirë. Loja shkoi sipas planit për atë edhe fituam ndeshjen. Ishte një lojë shumë e mirë që na kënaqi të gjithëve”, tha Giresse.

Kosova pas fitores kundër Qipros siguroi vendin e dytë në Ligën C grupi 2 me nëntë pikë të tubuara, derisa në vendin e parë e ka ‘blinduar’ Greqia me 15 pikë, kurse, Qipro është e treta me pesë pikë aq sa ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e fundit.

 


MË SHUME NGA Sport