Presidenti Ademi: Krenar me djemtë dardanë
Sport

Presidenti Ademi: Krenar me djemtë dardanë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Kombëtares sonë kundër Qipros.

‘Dardanët’ mundën sonte Qipron, me rezultat 5-1, duke siguruar vendin e dytë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

I pari i futbollit tonë, përmes llogaris së tij në Facebook, ka thënë se është krenar për paraqitjen e djemve të Kosovës.

“Së bashku do ta arrijmë suksesin që e synojmë e për të cilin po punojmë parreshtur e me përkushtim”, ka shkruar Ademi.


MË SHUME NGA Sport