Abazi: BE nuk është e mbyllur për lëvizje të lirë të qytetarëve
Lajme

Abazi: BE nuk është e mbyllur për lëvizje të lirë të qytetarëve

Muharrem Miftari/RTKlive

Në Bruksel po qëndron për vizitë pune Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme, si dhe Komisioni për Integrime Evropiane, me ç’rast patën takime me shumë europarlamentarë.

“Deri më tani patëm takime me shumë europarlamentarë në Bruksel”, deklaroi Abazi, kryetar i Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme, derisa bëri të ditur se pati takime edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian.

“Jemi në sesion vjeshtor të Parlamentit Evropian, që ka të bëjë me lobimin për situatën pas okupimit të Ukrainës nga Rusia, pastaj nënshkrimi i marrëveshje mes Rusisë e Serbisë, si dhe çështja e liberalizimit të vizave, që konfirmohet nga çdo deputet të PE, por është në duart e Komisionit për këtë çështje. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm në qasje ndaj kësaj çështjeje”, theksoi mes tjerash Abazi në “Lajmet e fundit”.

Tutje ai shtoi se si çështje tjetër që kanë potencuar atje  është aplikim që kemi bërë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai përmendi se u diskutuat edhe kriza energjetike.

Ndërkaq lidhur me marrëveshjen që ka nënshkruar, së voni, Serbia me Rusinë, Abazi deklaroi se BE ka njohuri dhe qartësi shumë të madhe dhe për këtë ka kontribuar vetë Serbia.

 “Tani duhet shfrytëzuar këtë momentum në të mirë të vendit tonë, ndonëse alarmi është për një veprim të mundshëm destabilizues të Rusisë në Ballkan”, tha, mes tjerash, Abazi në “Lajmet e fundit.

Liberalizim i vizave

Ndërkaq lidhur për liberalizimin e vizave, Abazi tha se duhet pritur deri në përmbushjen e premtimeve nga ana e BE-së.

“Mendoj se duhet ta shohim kur ky premtim të jetë mbushur, meqë është një kompleks i shteteve me interesa të jashtëzakonshme e të ndryshme e që ne duhet t’i qasemi me kujdes ndaj kësaj çështjeje”,  theksoi ai.

Se sa ka ndikim liberalizimi i vizave në emigrimin e popullatës, Abazi, duke analizuar situatën në Maqedoni, shtoi se Bashkimi Evropian nuk është i mbyllur për lëvizje të lirë të qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme