Ngjarjet e datës, 28 shtator
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës, 28 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës, 28 shtator 2022.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos (Vendi: Kabineti i kryetarit, ora 09:50)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022, të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe të Kursimeve Pensionale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Mbahet tryezë: “Mundësitë e përfshirjes së historisë dhe kulturës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në tekstet shkollore”. (Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Ora 10:00)

Ec Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi, Prizren, ora 10:00)

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me gazetarë dhe Shoqëria Civile, si dhe mbështetësit e Agjencisë. (Ora, 10:15)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencën rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Ora,11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për medie, me rastin e nënshkrimit të kontratës më të re të sponsorizimit. (Ora,  11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz (Vendi: Kabineti i kryetarit, ora 11:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 13:00)

Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në rend dite është shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, dhe kërkesa për buxhet. (Kuvendi i Kosovës, salla N302,  ora 14:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspertët. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 14:00)


MË SHUME NGA Lajme