Filmat e natës së katërt të TIFF
Kulturë

Filmat e natës së katërt të TIFF

ATSH

“The Balcony Move” nga regjisori polak Pawel Lozinski, u shfaq për publikun e TIFF-it, në ditën e 4-të të festivalit. Filmi, prodhim i vitit 2021, ashtu sic tregon edhe titulli, është i gjithi i xhiruar nga ballkoni i narratorit. Me kamerën që xhiron gjatë tërë kohës nga e njëjta pikë, regjisori ka arritur të depërtojë në jetët e psikologjinë e subjekteve që kalojnë poshtë shtëpisë së tij.

Pas filmit polak, në Millennium janë shfaqur filma shqiptarë të metrazhit të shkurtër, të cilët garojnë në kategorinë “In ALBANIAn”.

“Diell” nga Rain Nikolla, Shpija nga Flaka Kokolli, “Gravity” nga Xhegi Dyrmishi, “Clara With a Mustache” nga Ilir Blakçori, “Happy New Year 1982” nga Sokol Keraj, “Spider’s Envy” nga  Genti Korini dhe “The Black Pelicans” nga Luli Bitri.

Organizimi special i kësaj dite ishte pasditja dedikuar karrierës së regjisorit finlandez Akis Kaurismaki. Në Liceun Artistik “Jordan Misja”, u zhvillua një bisedë mbi filmin e Kurismakit, “Krim e Ndëshkim”, prodhim i vitit 1983. Një tjetër film i Kaurismakit, në programin e ditës së sotme, ishte “Driftin Clouds” (1996).

Ndërkohë në seksionin Made In ALBANIAn, një nga kandidatët është Keti Stamo, me dokumentarin e saj “Sons of Cain”, i cili u shfaq në 18:00 në Kinema Millennium. Gjithashtu në Feature Competition garon edhe dokumentari “A Night of Knowing Nothing” nga Payal Kapadia, I shfaqur tek “Jordan Misja”.

Këto ishin vetëm një pjesë nga filmat e pasdites, të ditës së katërt të festivalit TIFF, i cili vjen këtë vit me edicionin e 20-të  të tij. Ndërsa ATSH, për herë të parë është “Official Partner” e TIFF-it. 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle