Çitaku: Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë
Foto: PDK/Facebook
Lajme

Çitaku: Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë

E.Hoti/RTKlive

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sot për mos plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve.

Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë, teksa shtoi se ai me indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit.

Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë  mësueset dhe mësuesit tanë. Po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re”. Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti : Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij;Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij;Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të. Kjo mendësi nuk kalon", ka shkruar Çitaku.


MË SHUME NGA Lajme