11:42 / 28.09.2022
Roma ‘shuplak’ Juves dhe Milanit, gati kontrata për Crisante
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AS Roma raportohet se nuk do të lejoj largimin e Bryan Crisante.
Ylli i ‘romakëve’ është në shënjestër te Juventusit dhe Milanit, por sipas mediave italiane, kryeqytetasit janë duke përgatitur kontratën e re për Crisante.
Crisante është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Jose Mourinhos.
Tekniku portugez dëshiron ta ketë në skuadër lojtarin edhe për disa sezona.
Kontrata e Romës për Crisante raportohet se do të jetë deri në vitin 2027 me rritje pagë rreth tre milionë euro në vit.























