Konjufca i kërkon Luksemburgut mbështetjen për liberalizimin e vizave
Lajme

Konjufca i kërkon Luksemburgut mbështetjen për liberalizimin e vizave

RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Kryetari Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Bëhet e ditur se në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

 

Konjufca priti në takim ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz

Elmina Osmani/RTK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz.

Sikundër bëhet me dije, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, derisa askush nuk është deklaruar.

 


MË SHUME NGA Lajme