Ministri i Jashtëm çek vjen në Kosovë, liberalizimi prioritet
Foto/ Reuters
Lajme

Ministri i Jashtëm çek vjen në Kosovë, liberalizimi prioritet

RTK

Ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

Kjo çështje do të diskutohet gjatë kësaj vjeshte, kur Komisioni Evropian ta finalizojë versionin e përditësuar të raportit për atë se sa Kosova është e përgatitur për këtë çështje.

"Kosova, të cilën do ta vizitoj këtë javë, është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për ta shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara', tha Lipavsky për agjencinë çeke të lajmeve, raporton Euroactiv.

Sipas tij nëse raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, atëherë çështja e liberalizimit të vizave do të shqyrtohet nga vendet e BE-së gjatë kësaj vjeshte.


MË SHUME NGA Lajme