Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë është Lena Haradinaj, nutriciste. Ajo flet për temat të jetosh shëndetshëm dhe edukimi i fëmijëve për të jetuar shëndetshëm.

Kurse mysafire tjera janë: Rreze Gjakova –bashkëthemeluese e aplikacionit “REA” + dhe Tarina Rugova –bashkëthemeluese e aplikacionit “REA”. Ato flasin për aplikacionin e parë shqip për mbrojtje të shëndetit

Në Mitrovicë mbahet festivali i kafes. Për këtë e ftuar është Neri Ferizi – organizatore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme