Margariti, pjesë e Konferencës Botërore të UNESCO-s në Meksikë
Kulturë

Margariti, pjesë e Konferencës Botërore të UNESCO-s në Meksikë

ATSH

Në Meksikë nisi sot “MondialCult 2022”, Konferenca Botërore e UNESCO-s, e cila kthehet pas 40 vitesh në Mexico City, në këtë pasuri të trashëgimisë kulturore.

Në këtë konferencë marrin pjesë 160 ministra të Kulturës nga e gjithë bota.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky aktivitet i rëndësishëm, ku sipas saj, “do të diskutohet rreth politikave kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Konferenca Botërore e UNESCO-s për Politikat Kulturore dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm,  “MondialCult 2022” mblidhet saktësisht 40 vjet pas Konferencës së parë Botërore të “Mondiacult” të mbajtur në Mexico City (Meksikë) në 1982, dhe 24 vjet pas Konferencës Botërore të UNESCO-s mbi Politikat Kulturore dhe Zhvillim të mbajtur në Stokholm (Suedi) në 1998.

Ajo do të zhvillojë punimet nga data 28 deri më 30 shtator 2022.

UNESCO fton shtetet e saj anëtare dhe komunitetin e shkencës ndërkombëtare që të ndërmarrin së bashku një reflektimi mbi politikat kulturore për përballimin e sfidave globale dhe përcaktimin e prioriteteve të së tashmes dhe të ardhmes.

Konferenca do të hapë rrugën për integrimin e plotë të kulturës si një e mirë publike globale në axhendën e pas vitit 2030, për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle