Prokuroria e Shtetit e AKK-ja pajtohen për bashkëpunim të shtuar
BKT
Foto: Prokuroria e Shtetit
Lajme

Prokuroria e Shtetit e AKK-ja pajtohen për bashkëpunim të shtuar

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, i cili ishte i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Luftimin e Korrupsionit në këtë Agjenci, Blerim Kelmendi.

“Thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, tejkalimi i sfidave dhe përmirësimi i punës së përbashkët, veçanërisht, avancimi i komunikimit gjatë zbatimit të kërkesave ligjore, unifikimi i praktikave nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, si dhe diskutimi i modaliteteve për zbatimin sa më efikas të legjislacionit të ri për luftimin e korrupsionit”, bëhet e ditur se ishin disa nga çështjet përmbajtjesore, të cilat u diskutuan në takimin e përbashkët.

Në këtë takim Kelmendi ka theksuar përkushtimin, nevojën dhe rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos për aspektet që kanë të bëjnë me rastet e hetimeve të pranuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë angazhim dhe koordinim të shtuar në përmbushjen sa më efikase të përgjegjësive ligjore të institucioneve përkatëse.


MË SHUME NGA Lajme