15:16 / 29.09.2022
Asllani: Jam gati për të zëvendësuar Brozoviçin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani duke folur për mediat italiane, tha se është gati për të zëvendësuar të lënduarin Marcelo Brozoviç në sfidën kundër Romës.
Interi këtë fundjave do të ndeshet me Romën në njërën ndër ndeshjet e kryesore në Serie A.
“Sa keq që Brozoviç është dëmtuar, një lojtar themelor për ne. Por nëse vjen radha ime tashmë, unë jam gati. Do të përpiqem të jap më të mirën time”, tha Asllani.























