Sejdiu: Momentumi për liberalizimin e vizave është i mirë |Video
BKT
Lajme

Sejdiu: Momentumi për liberalizimin e vizave është i mirë |Video

Valbona Thaçi/RTKlive

Mehdi Sejdiu këshilltar për Integrime Evropiane, tha në "Info Plus" se çështja e liberalizimit të vizave, për herë të parë është në Këshillin Evropian, ku janë vendet anëtare.

Sejdiu tha se  për me ardhur deri të agjenda, është bërë shumë punë, edhe pse konfirmimi i vizave me 95 kritere, ka ndodhur në vitin 2018 nga Komisioni Evropian dhe është votuar nga Parlamenti Evropian/ Megjithatë, ai tha se ka pasur shumë vende skeptike të cilat kanë qenë kundër futjes në agjendë të liberalizimit të vizave, prandaj edhe ka pasur ngecje për katër vite.

Sidoqoftë, ai tha se ne ende nuk dihet se si do të votohet.

“Ne mund të befasohemi për të mirë dhe për të keq, por momentumi është i mirë”, tha Sejdiu në një intervistë në emisionin “Info Plus” në RTK.


MË SHUME NGA Lajme