Rohde: Gjermania e dëshiron Kosovën në strukturat euroatlantike
BKT
Foto: Afet Bela
Lajme

Rohde: Gjermania e dëshiron Kosovën në strukturat euroatlantike

Afet Bela/ RTKlive

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka organizuar pritje për nder të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde, tha se evropianët duhet të qëndrojnë së bashku dhe të bashkuar për shkak të zhvillimit të rrethanave me luftën në Ukrainë, raporton RTKlive

Ambasadori gjerman tha se Gjermania e dëshiron Kosovën në strukturat euroatlantike dhe për këtë do ta ndihmojë atë.

Rohde foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të pranishëm në pritje ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët mbajtën ka një fjalë rasti.


MË SHUME NGA Lajme