Bordi RTK-së: Të plotësohen detyrimet ligjore për informim të saktë
BKT
Lajme

Bordi RTK-së: Të plotësohen detyrimet ligjore për informim të saktë

Fadil Sertolli / RTKlive

Bordi i RTK-së edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij, që programi i RTK-së në të gjitha kanalet e saj, të plotësojë detyrimet kryesore ligjore për informim të saktë, të paanshëm dhe profesional në interes të publikut.

Kështu ka njoftuar përmes një komunikate, Bordi i RTK-së pas një mbledhje të tij, ku ka diskutuar për programin e RTK-së me rastin e fillimit të sezonës së re programore.

“I pranishëm në mbledhje ishte Shkumbin Ahmetxhekaj, Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së dhe Arta Avdiu, U.D drejtoreshë e kanalit të RTK-së në gjuhën shqipe. Për zonjën Avdiu ky ishte një takim njoftues me Bordin pas aprovimit të propozimit të saj në detyrën e re”, thuhet në komunikatë.

Tutje sipas komunikatës, me këtë rast u.d drejtoresha Avdiu ka prezantuar vizionin e saj për programin e RTK-së, duke theksuar domosdoshmërinë për rifreskimin e programeve të RTK-së në aspektin përmbajtësor por edhe shtimin e emisioneve të reja që do t’i plotësonin kërkesat e publikut.

Ndërkaq, anëtarët e Bordit në mënyrë të veçantë prezantuan pikëpamjet e tyre për mbarëvajtjen e skemës programore të aprovuar nga Bordi në pranverën të këtij viti.


MË SHUME NGA Lajme