Greqia mbështet procesin e liberalizimit të vizave
Foto: RTKLive
Lajme

Greqia mbështet procesin e liberalizimit të vizave

J.Musliu/RTKlive

Shefja e Zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, e ka konfirmuar këtë në emër të shtetit të saj.

Vakali deklaroi në llogarinë e saj në facebook se Greqia ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”.

Liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në agjendën e grupit punues për viza në takimin e 13 tetorit.

Nga kjo datë do të konsiderohet se edhe zyrtarisht kanë filluar procedurat përkatëse legjislative, të cilat do të çojnë në heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme