32 biblioteka të Kosovës pajisen me libra të rinj nga MKRS-ja
Kulturë

32 biblioteka të Kosovës pajisen me libra të rinj nga MKRS-ja

K. Kasumi/ RTKlive

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me fillim nga ora 13.00, është bërë shpërndarja e qindra librave të rinj për bibliotekat e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.

Në këtë aktivitet kulturor i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili tha se ndien kënaqësi që po japin kontribut, nëpërmjet botimit dhe blerjes së librit, për bibliotekat e Kosovës, duke i pasuruar fondet e tyre çdo vit me tituj të rinj. Ai premtoi se përkrahjen për bibliotekat do ta vazhdojnë edhe më tutje.

Edhe kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, tha se këtë kontribut, për botuesit dhe libraritë e Kosovës, Ministria e Kulturës duhet ta vazhdojë edhe më tutje duke blerë libra nga fusha të ndryshme dhe duke i pasuruar fondet e bibliotekave.

Librat që u janë shpërndarë sot 32 bibliotekave ndërkomunale të Kosovës janë botime të vitit 2019 dhe 2021 të botuesve të Kosovës, kryesisht të autorëve shqiptarë dhe një numër i tyre edhe të autorëve të huaj që përkthyesit i kanë përkthyer në gjuhën shqipe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle