Çeku: 12 milionë është euro vlera e mbështetjes për programin e xhudos
Sport

Çeku: 12 milionë është euro vlera e mbështetjes për programin e xhudos

Uran Krasniqi/RTKLive

Dymbëdhjetë milionë euro është vlera e mbështetjes së programit: Kosova, shtet i xhudos, nga Qeveria e Kosovës. 

Detaje për programin ditën e lansimit ka dhënë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. 
"Programi: Kosova, shtet i xhudos, është një kornizë strategjike veprimi për pesë vitet e ardhshme në vlerë prej dymbëdhjetë milionë eurosh.  Programi u shërben qëllimeve strategjike të institucioneve shtetërore, pra është përtej sportit", ka thënë ai. "Duke e zhvilluar tutje sportin e xhudos programi synon të ndikojë në mirëqenie, shëndet dhe promovim". 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle