Prishtina insiston se ndeshjet do t`i luajë në "Fadil Vokrri"
Sport

Prishtina insiston se ndeshjet do t`i luajë në "Fadil Vokrri"

Uran Krasniqi/RTKLive

Prishtina ka thënë se ndeshjet do t`i zhvillojë në stadiumin "Fadil Vokrri". Kjo pasi për të kundërtën ka vendosur Federata e Futbollit e Kosovës. 

Qëndrimin e Prishtinës e ka shprehur Bordi i klubit me anë të një letre. 

"Ju informojmë se FC Prishtina si shfrytëzues i vetëm ligjor i stadiumit “Fadil Vokrri”, nuk e pranon vendimin duke ju informon se ndeshjet do t’i zhvillojmë në stadiumin “Fadil Vokrri” sipas orarit të paraparë nga FFK-ja", thuhet në letër. "Fusha i plotëson kriteret nëse zhvillon ndeshje Përfaqësuesja e Kosovës U-17 dhe FC Ballkani, por nuk i plotëson kriteret nëse FC Prishtina zhvillon ndeshje në stadiumin e saj!. Prandaj, ne se klub vlerësojmë se shkresa e dërguar është qesharake dhe na vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Federata e Futbollit e Kosovës". 


MË SHUME NGA Sport