Kasami rikthehet te Olympiacos
Sport

Kasami rikthehet te Olympiacos

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti shqiptar njëherësh ish-reprezentues i Zvicrës, Pajtim Kasami është rilidhur me klubin grek, Olympiacos.

Ka qenë vetë ai që ka njoftuar atë. 

"Asnjë fjalë nuk mund t'i përshkruajë ndjenjat e mia tash! Jam shumë i lumtur që nënshkruaj sërish për këtë klub legjendar! Faleminderit për besimin zoti President", ka shkruar Kasami në Facebook. 

Paraprakisht Kasmai kishte luajtur për tri vite te klubi grek, nga viti 2014 deri në vitin 2017.  


MË SHUME NGA Sport