Radiodokumentar për doajenin e këngës popullore Riza Bytyçi
Afërdita Rushiti/Radio Kosova
Si ka rrjedhë rrugëtimi i tij muzikor dhe nga i lindi dashuria për këngën mund ta dëgjoni në rrëfimin e tij jetësor në radiodokumentarin e punuar për të, nga redaktorja e redaksisë së dokumentarit dhe reportazhit në Radio Kosova 1, Afërdita Rushiti.
Doajeni i këngës popullore Riza Bytyçi, u lind më 5 prill të vitit 1953 në fshatin Qylagë, afër parkut nacional të Blinajës.
Bytyçi i cili njihet si njëri nga këngëtarët me më së shumti këngë që i di përmendësh, gjatë karrierrës së tij ka qenë anëtarë i shumë shoqërive kulturore artistike si: ‘Bajram Curri’, ku ishte edhe njëri nga themeluesit e tij, ‘Ramiz Sadiku’, ansambli shtetëror i valleve dhe këngëve ‘Shota’ etj.
Riza Bytyçi është edhe pjesëmarrës i “Akordeve të Kosovës”, ku është shpërblyer disa herë me çmime të ndryshme, që nga vendi i parë, çmimi i publikut etj.
Por si ka rrjedhë rrugëtimi i tij muzikor dhe nga i lindi dashuria për këngën mund ta dëgjoni në rrëfimin e tij jetësor në radiodokumentarin e punuar për të, nga redaktorja e redaksisë së dokumentarit dhe reportazhit në Radio Kosova 1, Afërdita Rushiti.