Tifozët e Bayern Munich kritikojnë Hoeness
Sport

Tifozët e Bayern Munich kritikojnë Hoeness

RTSH

Numërimi mbrapsht ka filluar për Botërorin e Katarit, por kritikat për vendin arab nuk kanë të ndalur.

Çështja e të drejtave civile, kushtet e grave dhe shfrytëzimi i punëtorëve ka karakterizuar deri tani polemika të shumta.

Në Mynih, tifozët e Bayernit përfituan nga ndeshja kundër Bayer Leverkusen, fituar nga kampionët gjermanë, 4-0, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të protestuar kundër presidentit, Hoeness. Nga sektori i ultrasve u shfaqën tre pankarta kundër kreut të klubit bavarez.

“Vizita shtetërore, kampe stërvitore, mijëra të vdekur. Është më mirë vetëm për ndërgjegjen tuaj, Uli H." ishin fjalitë që përmbanin tre shiritat.

Pse tifozët janë kundër presidentit? Arsyeja është për disa deklarata të bëra ditët e fundit nga Hoeness. Presidenti kishte mbrojtur idenë e zhvillimit të Kupës së Botës në Katar.

Në thelb, ai e përcaktoi atë si një mundësi punësimi për mijëra njerëz, që nga fuqia punëtore e njerëzve, që punonin në kantiere, deri te bollëku i njerëzve, të cilët rrotullohen rreth Kupës së Botës në sektorë të ndryshëm.


MË SHUME NGA Sport