Xhaka sërish gjen golin, i shënon Tottenhamit
Sport

Xhaka sërish gjen golin, i shënon Tottenhamit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka ka vazhduar me formën e mirë në Premier League.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, ka gjetur sërish golin. Xhaka rrugën e golit e ka gjetur në sfidën Arsenal-Tottenham që po luhet në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Xhaka në minutën e 67-të ka shënuar gol për epërsinë e ‘Topçinjve’ në 3-1.  


MË SHUME NGA Sport