S’ndalet Arsenali, mposht edhe Tottenhamin, Xhaka protagonist
Sport

S’ndalet Arsenali, mposht edhe Tottenhamin, Xhaka protagonist

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Arsenali ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Premier League.

‘Topçinjtë’ mposhtën Tottenhamin, me rezultat 3-1, sot në ‘Emiratës’ në kuadër të Premier Leagues.

Djemtë e Mikel Artetës edhe në duel me ‘Spurs’ bën paraqitje mjaft të mirë duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për titull të kampionit.

Kontribut të madh në rezultatet pozitive të Arsenalit këtë sezon të garave, po jep edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka, i cili po bën sezonin më të mirë në ishull.

Xhaka shënoi golin e tretë për Arsenali, derisa nga një gol në fitoren e nikoqirëve e realizuan Partey dhe Jesus, kurse, golin e vetëm për ekipin e Antonio Contës e shënoi Kane nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Arsenal ‘blindon’ kreun e tabelës me 21 pikë, katër më shumë së City dhe Tottenham, por ‘qytetarët’ kanë një ndeshje me pak.  


MË SHUME NGA Sport