Kurti fton qytetarët e Luginës të regjistrohen
Lajme

Kurti fton qytetarët e Luginës të regjistrohen

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi,i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis nga sot e zgjat deri më 31 tetor.

Kurti  tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi, në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar, njerëzor e së fundi edhe me pasivizim të adresave të tyre.

“Prandaj, regjistrimi i cili fillon sot e përfundon më 31 tetor, për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim”.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme