Shumë fshatra të Malësisë së Tetovës janë boshatisur|Video
Lajme

Shumë fshatra të Malësisë së Tetovës janë boshatisur|Video

Besnik Iseni/ RTK

Shumë fshatra në Malësinë e Tetovës po boshatisën. Largimi i banorëve të kësaj zone ka ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve. Në shkollën fillore "Besa" të Veshallës dikur kishte mbi 25 nxënës për klasa, kurse tani një klasë ka vetëm 3 nxënës.

Ikja e qytetarëve drejt vendeve të perëndimit është kthyer në një problematik alarmante në Maqedoninë e Veriut.

Më shqetësuese paraqitet gjendja në fshatrat e Malësisë së Tetovës,Veshallë dhe Bozovcë, të cilat janë boshatisur nga banorët, për shkaqe ekonomike dhe për një jetë më të mirë.

Largimi i banorëve të kësaj zone ka ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkollën fillore" Besa", të Veshallës. Dikur klasat këtu kishin mbi 25 nxënës, kurse tani klasa më e madhe numëron 3 nxënës.

Sipas sociologëve janë faktorët shtytës dhe ato tërheqës, që ndikojnë në motivimin e qytetarëve për të migruar jashtë vendit.

Autoritetet në Shkup, ditë më parë, raportuan se brenda 8 viteve, rreth 700 mijë qytetarë, shumica e tyre mendohet se janë shqiptarë, u larguan nga Maqedonia e Veriut drejt vendeve të Evropës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme