10:06 / 02.10.2022
Sot në RTK derbi i volejbollit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ka nisur edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës në volejboll.
Radio Televizioni i Kosovës do ta ketë ekskluzivitetin e transmetimit të Superligës së Kosovës në volejboll te vajzat.
RTK në xhiron e parë të edicionit 2022/23 e sjell super sfidën e rivalëve të vjetër KV Drita - KV M-Technologie.
Dy skuadrat me më së shumti tituj në elitën e vajzave, ndeshen në “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, duke e nisur një edicion që pritet të jetë i zjarrtë.























