Ligat evropiane vazhdojnë sot me sfida joshëse, spikat derbi City-United
BKT
Sport

Ligat evropiane vazhdojnë sot me sfida joshëse, spikat derbi City-United

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me disa superduele.

Kryesfida luhet në Premier League, ku përballen rivalët e Manchesterit, City-United.

Gjithnjë ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave të mëdha në ishull, sjellin sfida dramatike për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes ‘Qytetarëve’ dhe ‘Djajve të Kuq’. Derbi mes Cityt dhe Unitedit që luhet në ‘Etihad Stadium’ nis në orën 15:00.

Edhe La Liga vjen sot me ndeshje interesante, ku veçohet përballja mes Real Madridit dhe Osasunes, takim ky që fillon në orën 21:00.

Ballafaqime interesante sjell edhe Serie A. Juventusi që akoma nuk po e gjen formën e mirë  kundër Bolognas kërkon ‘këndelljen’.

Në Ligue1 spikasin përballjet Monaco-Nantes dhe Lens-Lyon, derisa në Bundesliga vjen me dy duele. Schalke i bën ‘konak’ Augsburgut, kurse, Hertha Berlin në shtëpinë e saj sfidon Hoffeheim.