Nagavci paralajmëron rekrutimin e 20 inspektorëve të ri
BKT
FOTO/ Venera Xhoxhaj/ RTK
Lajme

Nagavci paralajmëron rekrutimin e 20 inspektorëve të ri

A.Bela / RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë që mbulojnë tërë territorin e Kosovës.

Në një postim në 'Facebook', Nagavci ka njoftuar se tanimë është votuar komisioni intervistues për rektrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

"Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi", tha ajo.

Duke shtuar se fokusi i ministrisë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

"Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:  Të sigurojmë cilësi në arsim; Të jemi me afër problemeve në shkolla; Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;  Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës", tha ajo.

Sipas saj me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësohet cilësinë në arsim.


MË SHUME NGA Lajme