14:58 / 02.10.2022
Mehaj krenohet me kadetët e FSK-së
A.B
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.
"“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim. Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik. Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen. Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht", shkruan ai në Facebook.
























