Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Mbretërisë së Tajlandës
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Mbretërisë së Tajlandës

E.Hoti/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.

Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij.

Ajo ka theksuar se Kosova është e interesuar për forcimin e  marrëdhënieve tregtare me Tajlandën.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme