15:39 / 03.10.2022
Gërvalla: Bashkimi gjerman ishte bekim për Evropën
J.Musliu/RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Gjermaninë, me rastin e përvjetorit të bashkimit.
“Bashkimi gjerman ishte një bekim historik për Gjermaninë, për lirinë dhe unitetin në të gjithë Evropën”, shkroi ministrja Gërvalla në llogarinë e saj në Twitter.
“Sot bota e qytetëruar qëndron për paqen dhe lirinë e Ukrainës”.
Ministrja Gërvalla deklaroi se Kosova dhe Gjermania mbrojnë këto vlera evropiane si thelbin e identitetit të tyre.
Republika Federale e Gjermanisë dhe ish- Republika Demokratike e Gjermanisë e cila ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, pas Luftës së Dytë Botërore, janë bashkuar me rënien e murit të Berlinit në nëntor 1989.