Presidentja pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Presidentja pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

J.Musliu/RTKlive

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në takim me komandantin Kajári, Presidentja Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlëresimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it.

Edhe komandanti Kajári falënderoi Presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme